21
Tetor 2014
Shega Trans - nga nje kamion te kontenjeret e MSC-se
Pak më shumë se 40 vjec, Ervin Shijaku përfaqëson një sipërmarrës tipik shqiptar që ja ka arritur t'ja dalë mbanë. Themeluesi i një kompanie transporti, ai eshte gjithashtu edhe pronar i nje helikopteri te rralle qe fluturon zhurmshem ne qiejt shqiptar.
Historia e z. Shijaku dhe te kompanise se tij Shega Trans eshte e ndryshme nga ajo e kompanive te tjera te transportit qe operojne ne portin e Durresit. "Gjithcka e kam ngritur i vetem" - nenvizon Shijaku - "dhe ne vitin 1992, pasi mbarova sherbimin ushtarak, fillova te punoj si shofer kamioni ne rruget e Ballkanit, midis Shqiperise dhe Turqise, kur vendi u hap ndaj tregetise me jashte dhe shumica e importeve vinin nga gadishulli Anatolian."
Shume shpejt, Shijaku bleu nje furgon te tijin, dhe me pas edhe kater te tjere, nderkohe qe ne 1995 ai bleu dhe kamionin e pare gjithmone duke punuar ne rrugen Turqi-Shqiperi, ku volumi i trafikut te mallrave po rritej.
Ne vitin 1997, kompania e z. Shijaku, Dea Shipping, filloi te tranportonte kontenjere nga Kina per ne Shqiperi, nepermjet portit te Selanikut. "Trafiku me Kinen vetem rritej, keshtu qe 30 kamionet tane nuk ishin me te mjaftueshem, per te perballuar volumin e trafikut nga porti grek per ne Shqiperi. Keshtu qe une bleva dy anije per kontenjere, Ester dhe Dea, te cilet per 5 vjet lundruan midis porteve te Pireut dhe Durresit, duke transportuar kontenjeret e te gjitha linjave detare."
Nderkohe kompania u be Shega-Trans dhe ne 2007, ajo nenshkroi nje kontrate me zyren e MSC-se ne Athine, duke krijuar keshtu MSC Albania, ku Shega-Trans zoteronte 40% te aksioneve. Qe nga ky moment, kompania zgjeroi aktivitetin e saj tregtar edhe pertej sferes se transportit nderkombetar.
“Ne perfaqesojme gjithashtu edhe SCANIA AB, dhe ne jemi perfaqesues te Schmitz Cargobull dhe Carrier Transicold per te gjithe rajonin, por gjithashtu ne zoterojme edhe karburantet Shega-Oil si dhe linjat e transportit urban publik per qytetin e Tiranes. Gjithashtu themelova Shega-Air, me nje flote prej 4 avionesh qe ofron sherbime dizinfektimi si dhe transport ajror per udhetare.”
Duke folur per MSC Albania, Shijaku shpjegon qe kompania e z. Aponte eshte mese e kenaqur me volumine e trafikut ne portin e Durresit, "megjithese ne vetem eksportojme minerale, ne importojme te gjitha llojet e mallrave, por kriza ka cuar ne nje ulje te konsumit."
Biznesmeni nuk eshte i kenaqur me situaten ne portin e Durresit, "i cili ka produktivitetin me te ulet ne gjithe rajonin". Sipas z. Shijaku mangesite ne portin kryesor te Shqiperise jane "mungesa e pajisjeve, eksperienca e paket e kompanive, operatoreve dhe stafit te tyre, mungesa e rregullave midis kompanive te transportit dhe operatoreve privat te terminalit". Duke u shtuar ketyre problemeve edhe "mungesen e iniciatives dhe bashkepunimin midis operatoreve te terminalit, si dhe tensionet midis vete operatoreve dhe Autoritetit Portual, kokteili i mosmenaxhimit behet perfekt".
Shijaku eshte skeptik edhe per projektin e thellimit te portit. "Megjithese eshte prioriteti kryesor i portit, nuk mendoj se do te behet ndonjehere. Eshte vetem nje enderr, nderkohe qe realiteti eshte nje port i kategorise se trete, pa shanse per permiresime ne te ardhmen, duke pare qe operatoret e tij e kenaqin veten me ato pak qe kane".
Duke pare situaten, ai mendon qe nuk ka hapesire per momentin, per nje linje te katert kontenjeresh ne Durres "sepse cmimi i freightit per 1 TEUS, nga porti "hub" per ne Durres eshte 375 USD: shume i ulet per nje kompani te re qe duhet te ndertoje tregun e saj ne Shqiperi. Por 2016 mund te sjelle nje kompani te re".
Lajme te mira, te pakten po vijne nga Italia. "Une mbeshtes ankesat e bera nga miku im Ardian Muka (TranspedMuka) ne Ship2Shore, sepse kompanite shqiptare te transportit jane te lodhura me monopolin e vetem dy linjave te trageteve, por gjithashtu edhe me Taksen per peshen qe aplikohet nga shteti italian mbi kamionet shqiptare. Degjova qe kjo takse absurde do te hiqet brenda dy javeve ne vijim. Deklarata vjen nga nje zyrtar italian ketu ne Tirane, dhe kesaj rradhe e besojme qe vertete mund te hiqet" perfundon Shijaku.