20
maj 2015
Shega Trans merr çmimin “Kompania më inovative në fushën e transportit”
Në kuadër të një studimi dhe vlerësimi mbi sipërmarrjet e suksesshme në Shqipëri, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë (CCI) i akordoi Shega Trans Sha çmimin “Kompania më inovative në fushën e transportit”.
Cmimi ju dorezua presidentit te Kompanise Shega Trans nga zevendes Kryeministri z. Niko Peleshi.
Motoja e preferuar e kompanise eshte:
“Gjithmonë në kohën, në vëndin dhe në menyrën e duhur”
Shega Trans u themelua ne korrik te vitit 2000 me 100% kapital shqiptar. Qe ne fillim te saj, kompania arriti te tregoje kapacitetin dhe profesionalizmin ne fushen e transportit duke sjelle eksperiencen me te mire ne tregun shqiptar dhe duke u spikatur mbi konkurencen. Ne nje kohe fare te shkurter ajo arriti te behej kompania lider ne fushen e transportit dhe logjistikes, pozicion te cilin ajo vazhdon ta mbaje edhe sot ne kete sektor te rendesishem te ekonomise.
Ne te dy fushat kryesore te transportit te mallrave, ate tokesor me kamione dhe ate detar me kontenjere, kompania jone ofron zgjidhjet me te mira dhe optimale, me kosto minimale dhe c'eshte me e rendesishmja, brenda afateve kohore. Flota dhe stafi yne jane rritur gjate viteve, nje fakt qe tregon qe perpjekjet dhe dedikimi yne jane shperblyer. Sot kompania zoteron me shume se 300 kamione, 50 autobuze, 3 aeroplane AN2, 1 helikopter dhe 1 aeroplan reaktiv. Rezultati final i punes se rreth 350 punonjesve tane eshte suksesi.