Zgjedhje ekonomike për makinë në 2025? Makinat koreane!

Zgjedhje ekonomike për makinë në 2025? Makinat koreane!

Një përvojë e re për ne shqiptarët

Si ndodhi që Korea e Jugut, kaq larg nga ne, po bëhet burimi kryesor i makinave në rrugët tona? Mbase, sepse shqiptarët dinë të zgjedhin aty ku ia vlen. Nëse më pyesni mua, kjo është një histori interesante. Dikur, kur dëgjonim “makinë e huaj”, imagjinata na çonte menjëherë në Gjermani, Itali, ose ndoshta Zvicër. Sot, shumë prej nesh po zbulojmë një tjetër anë të medaljes, atë koreano-jugore. Dhe jo pa arsye.

Pse Korea e Jugut?

Së pari, çmimi. Një makinë koreane mund të të kushtojë deri në 8 mijë euro më pak sesa një makinë e ngjashme nga Europa. Dhe këtu nuk po flasim për modele të dorës së tretë. Po flasim për makina të mirëmbajtura, shpesh me pak kilometra dhe me një teknologji që nuk lë asgjë për të dëshiruar.

Së dyti, mënyra si funksionon vetë tregu atje është shumë e favorshme për blerësin. Koreanët i ndërrojnë shpesh automjetet, sidomos për të kaluar drejt makinave më të reja dhe më ekologjike si ato elektrike. Kjo krijon një treg të pasur me makina të përdorura, që importuesit tanë i sjellin me kosto të ulët. Fiton blerësi shqiptar, fiton edhe buxheti juaj.

Nga dyshim në besim

Nuk e fsheh që në fillim kam qenë pak skeptik. Nuk dija shumë për makinat koreane, përveç disa markave të njohura si Hyundai apo Kia. Por kur pashë vetë se sa të kompletuara ishin, me teknologji moderne, ekonomi në konsum dhe komoditet të lartë, nuk kishim më asnjë dyshim.

Një mik i imi bleu një SUV nga Korea e Jugut për një çmim që në Europë mezi do t’i gjente një “Sedan” të thjeshtë. Makina ishte në gjendje perfekte, me të gjitha letrat e rregullta, dhe gati për rrugë. Sot, çdo herë që udhëtojmë bashkë, më thotë: “Isha me fat që zgjodha makinë nga Korea”.

Automjete që zbresin nga një anije transporti në port, përfshirë një Audi dhe një Volkswagen, si pjesë e importit të makinave nga Korea me kompaninë ShegaTrans.

Pamje nga transportimi i makinave koreane nga “Shega Trans

Çfarë na pret më tej?

Korea e Jugut është vetëm një shembull se si tregu global po hap dyer të reja për konsumatorin shqiptar. Po mësojmë të kërkojmë më shumë për më pak. Po bëhemi më zgjedhës, më të kujdesshëm dhe më të informuar. Dhe kjo është gjë e mirë. Një gjë është e sigurt, tregu po ndryshon dhe një alternativë e re po fiton terren me një ritëm që nuk e prisnim. Një gjë është e sigurt, tregu po ndryshon dhe një alternativë e re po fiton terren me një ritëm që nuk e prisnim.

Ndoshta në të ardhmen nuk do të na çudisë fakti që një makinë “made in Korea” të jetë zgjedhja jonë e parë, jo e fundit. Sepse ndonjëherë, zgjidhjet më të mira nuk janë domosdoshmërisht më afër. Ato janë aty ku dikush ka parë mundësinë për të sjellë diçka ndryshe.

Nëse ke gjetur makinën që dëshiron nga Korea e Jugut dhe të duhet një partner i besueshëm për ta sjellë deri në Shqipëri, “ShegaTrans” është zgjedhja e sigurt.

Me vite përvojë në transport ndërkombëtar dhe një rrjet të konsoliduar bashkëpunëtorësh, ne e bëjmë sjelljen e makinës tënde drejt Shqipërisë, të shpejtë, të qetë dhe transparente. Na kontakto tani për të mësuar më shumë rreth procedurave.

Kalendari i mberritjeve Ro-Ro

Kalendar i Mbërritjes së Makinave me Anije Ro-Ro
Këtu do të gjeni të gjitha datat e mbërritjes së makinave nga Kina dhe Korea.
Për të ndjekur datat e mbërritjes së automjeteve tuaj, ju lutemi konsultohuni me kalendarin më poshtë.