Transport Pasagjerësh

Shërbim i sigurt, i organizuar dhe komod

Shega Trans ofron shërbime të dedikuara për transportin e pasagjerëve, si në linjat urbane, ashtu edhe në ato turistike, duke garantuar udhëtime të sigurta, të rehatshme dhe të mirëmenaxhuara.

Prej shumë vitesh, jemi një ndër operatoret kryesorë të transportit publik në Tiranë, duke bashkëpunuar ngushtë me Bashkinë e Tiranës për ofrimin e linjave urbane që mbulojnë zona të ndryshme të kryeqytetit. Përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe standardeve të larta të shërbimit na ka pozicionuar si një partner i besuar për lëvizjen e mijëra qytetarëve çdo ditë.

Përveç linjave të rregullta urbane, ofrojmë edhe shërbime transporti për grupe turistike, evente të organizuara, ekskursione dhe udhëtime të personalizuara brenda dhe jashtë vendit. Flota jonë përfshin autobusë dhe minibusë modernë, të pajisur me komoditetet e nevojshme për udhëtime të këndshme dhe të sigurta.

Shega Trans është zgjedhja ideale për transport të pasagjerëve që kërkon besueshmëri, higjienë, komoditet dhe profesionalizëm – çdo ditë, për çdo destinacion.

Kalendari i mberritjeve Ro-Ro

Kalendar i Mbërritjes së Makinave me Anije Ro-Ro
Këtu do të gjeni të gjitha datat e mbërritjes së makinave nga Kina dhe Korea.
Për të ndjekur datat e mbërritjes së automjeteve tuaj, ju lutemi konsultohuni me kalendarin më poshtë.