Pse reklamimi në autobusë po fiton më shumë vëmendje?

Pse reklamimi në autobusë po fiton më shumë vëmendje?

Nuk ka më asnjë dyshim se reklamat në autobusë janë kthyer në një nga mënyrat më të zgjuara për të reklamuar në Tiranë. Madje s’është çudi, pasi reklamat online humbasin shpejt mes story-sh, postimesh e lajmesh të pafundme. Nëse po kërkon si të reklamosh biznesin tënd në një mënyrë që të jetë vërtet e dukshme, autobusi të jep një avantazh të pazëvendësueshëm sepse nuk mund ta kalosh me “swipe”.
Ai është aty, në rrugë, përballë teje, për 18 orë në ditë dhe, mbi të gjitha, është real.

Një qytet në lëvizje me reklamim eficent në sytë e klientëve

Tirana është në lëvizje të vazhdueshme. Qindra mijëra njerëz lëvizin çdo ditë në rrugët e Tiranës, ndalen në semaforë, presin në stacione apo vështrojnë përreth. Në këtë ritëm urban, një reklamë në autobus bie gjithmonë në sy, duke qenë gjithmonë pranë njerëzve. Prandaj ka më shumë ndikim sesa një postim që zhduket nëpër algoritme.

A e dini që reklamimi në autobusë është një trend i njohur globalisht? Në qytete të mëdha si Londra apo New York, autobusët janë përdorur prej dekadash si platforma kryesore reklamimi me një shikueshmëri masive. Ky format krijon lidhje të drejtpërdrejtë me publikun dhe po bëhet një mënyrë gjithnjë e më e përdorur për të kapur audiencën në rrugët e Tiranës.

Një shans unik për bizneset në Tiranë me “ShegaTrans”!

E gjitha kjo bëhet e mundur falë “ShegaTrans”, një kompani me përvojë të gjatë në transportin publik urban. Përveçse na ka shërbyer prej vitesh në linjën “Kombinat–Qendër–Kinostudio–Tufinë”, “ShegaTrans” ka sjellë një risi, që janë reklama për bizneset, të vendosura në autobusët e tyre. Jo thjesht për t’u parë, por për të qëndruar në mendjen e kalimtarëve gjatë gjithë ditës.

Me 24 mjete që qarkullojnë çdo ditë nga ora 05:00 deri në 23:00, mund të thuash lirisht që kjo reklamë “punon” më shumë se shumica prej nesh! Në fakt, kjo është një mënyrë shumë më e natyrshme për të komunikuar me klientët potencialë. Nuk ka zhurmë dhe as algoritme që ta fshehin mes dhjetëra reklamave të tjera.

Nëse do që të të shohin, duhet të jesh kudo!

Ke një biznes që kërkon të rritet, të bëhet i njohur apo thjesht të jetë më pranë njerëzve? Atëherë, reklamimi në autobusë mund të jetë vendi më i mirë për të nisur. Në një qytet si Tirana, ku kudo mund të informohesh për oferta me vlerë, pse të mos bëhesh pjesë e reklamimit efektiv, të shpejtë me “ShegaTrans”?

Bëje biznesin tënd të njihet me “ShegaTrans”!

Kontakto sot me ekipin e “ShegaTrans”. Zbulo mundësinë për të vendosur reklamën tënde në një nga autobusët që qarkullojnë çdo ditë përballë mijëra qytetarëve. Mos prit që klientët të të kërkojnë, dil përpara tyre!

Për të mësuar më shumë rreth mënyrave të ndryshme dhe ideve inovative të reklamimit në autobusë, lexoni artikullin tonë për reklamimin e bizneseve në autobusa kudo në botë.

Kalendari i mberritjeve Ro-Ro

Kalendar i Mbërritjes së Makinave me Anije Ro-Ro
Këtu do të gjeni të gjitha datat e mbërritjes së makinave nga Kina dhe Korea.
Për të ndjekur datat e mbërritjes së automjeteve tuaj, ju lutemi konsultohuni me kalendarin më poshtë.