Në një qytet që nuk ndalon kurrë së lëvizuri, është e vështirë të kapësh vëmendjen. Një billboard mund të humbasë mes ndërtesave, një postim në rrjete sociale mund të zhduket nga algoritmi, por një autobus që lëviz me një reklamë mahnitëse, e sheh kushdo. Jo vetëm për faktin se kalon para syve të mijëra njerëzve në ditë, por sepse reklamat më kreative në autobusë lënë gjurmë, si në kujtesë, ashtu edhe në rrjet.
Kur reklama bëhet pjesë e qytetit!
Disa nga reklamat më të suksesshme të vendosura mbi autobusë nëpër botë kanë evoluar shumë. Ato janë instalacione lëvizëse, imazhe 3D apo iluzione vizuale që duken sikur dalin nga vetë mjeti. Më poshtë tregohen disa shembuj që kanë tërhequr vëmendje të madhe dhe kanë lënë impakt të fortë:
1. Copenhagen Zoo – “Snake Wrap Bus” (Danimarkë)
Një imazh gjigant i një pitoni që dukej sikur “shtrëngonte” gjithë trupin e autobusit.

2. Shark Week – Discovery Channel (SHBA)
Në kuadër të javës së famshme “Shark Week”, një autobus urban u mbulua me imazhin e gojës së një peshkaqeni që dukej sikur po gëlltiste kalimtarët që hipnin.

3. Community First Credit Union (Australi)
Realizoi një nga reklamat më kreative në autobusë, ku fjala “flexible” (fleksibël) duket sikur përthyen trupin e autobusit, duke ilustruar në mënyrë vizuale mesazhin: “Our fixed home loan is surprisingly flexible.” Kjo qasje e zgjuar e kombinon humorin me funksionalitetin dhe e bën mesazhin të paharrueshëm për kalimtarët.

4. The Dallas Morning News (SHBA)
Përdori një reklamë të zgjuar në autobus për të promovuar gazetën e tyre me sloganin: “MORE Reporters. MORE Reporting.” Çdo dritare e autobusit shfaq qenusha që nxjerrin kokën jashtë me një pamje energjike dhe të entuziazmuar, duke krijuar një metaforë vizuale për gazetarët që “ndjekin lajmin” me instinkt dhe përkushtim. Fushata është e gjallë, argëtuese dhe shumë tërheqëse vizualisht.

Pse funksionon kjo mënyrë?
Sepse është e padukshme, vetëm për ata që nuk dalin nga shtëpia. Reklamat në autobusë nuk të ndërpresin, nuk kërkojnë klikim, por janë aty, fizikisht për 18 orë në ditë, përpara syve të njerëzve që ecin, presin, udhëtojnë apo thjesht vështrojnë përreth.
Këto formate janë perfekte për një qytet të gjallë si Tirana. Dhe lajmi i mirë? Edhe këtu kjo mënyrë po fiton terren. “ShegaTrans”, një nga kompanitë më me përvojë në transportin publik në kryeqytet, tashmë ofron mundësinë për reklamim në autobusët që lëvizin në linjën “Kombinat–Qendër–Kinostudio–Tufinë”. Me mbi 42,000 shikues potencialë në ditë dhe qarkullim nga ora 05:00 deri në 23:00, kjo është një platformë që nuk mund ta injorosh.
Si ta përdorësh këtë për biznesin tënd?
Nëse ke menduar ndonjëherë si të reklamosh biznesin tënd në një mënyrë që nuk humbet mes rrjeteve sociale, autobusi është një alternativë që punon pa pushim, pa zhurmë dhe me efekt afatgjatë.
Bëje tani reklamën tënde të lëvizë me qytetin!
Mos prit që klientët të të kërkojnë. Bëhu ti ai që shkon te ta, në rrugë, në semafor, në kthesë.
Kontakto “ShegaTrans” sot dhe zbulo mundësitë për ta bërë markën tënde pjesë të peizazhit të përditshëm të qytetit.
Reklama jote është gati për klientët e tu të rinj. Po ti, a je gati?